Flash News

KRYESORE

Kërkesë dy institucioneve, pezullohet koncesioni i pompave

Kërkesë dy institucioneve, pezullohet koncesioni i pompave

Me kërkesë të Komisionit të Prokurimit Publik është pezulluar  koncesionin e kontrollit të instrumentave matës në karburante.

Sipas burimeve të Televizionin Klan, tenderi është pezulluar pas një kërkesë që ky komision i ka dërguar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në kërkesë, Komisioni i Prokurimit Publik i kërkon ministrisë së Financave në rolin e Autoritetit Kontraktor që të mos kryejë asnjë veprim, pa dhënë informacione për domosdoshmërinë që këtë shërbimin duhet ta bëjë privati.

Kujtojmë që një javë më parë shoqata Impetus dhe kompania Penzoil Trading SA, ankimuan këtë procedurë, pasi vlerësonin kushtet e garës diskriminuese.

Në qershor Këshilli i Ministrave miratoi një bonus me 10% të pikëve për kompaninë Noa Control, e cila ka bërë një ofertë të pakërkuar për të marrë  për 20 vjet me konçesion kontrollin e pompave të karburanteve.

Sot këtë shërbim e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kundrejt një tarife prej 7 mijë lekësh të rinj për kolaudimin e një njësie.

 

Të fundit