Flash News

KRYESORE

Kërkesë e Haradinaj, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish nesër

Kërkesë e Haradinaj, Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish ditën e nesërme në një seancë të jashtëzakonshme sa i takon çështjes së emërimit të ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ishte kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i cili njoftoi se me kërkesë të kryeministrit Haradinaj është vendosur që seanca e nesërme të mbahet në orën 14:00.

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot dy mbledhje. E para u mbajt në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa tjetra vazhdoi normalisht deri në orën 12:30 ku u vendos për një pauzë prej 20 minutash, por më pas seanca nuk rifilloi më. Fillimisht u lajmërua se seanca do të vazhdonte në orën 16:30 dhe më pas në 18:30 por nuk filloi pasi opozita nuk mori pjesë.

Të fundit