Flash News

KRYESORE

Kërkimet për kurën ndaj Covid-19, OBSH njofton se do të testojë 4 ilaçe

Kërkimet për kurën ndaj Covid-19, OBSH njofton se do të

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference të mbajtur të mërkurën në Gjenevë njoftoi se OBSH do të nisë një studim kërkimor provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit.

Ai njoftoi se do të testohen katër medikamente ose kombinime barnash.

“Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të licensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera”, u shpreh shefi i OBSH.

Mësohet se dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.

Tedros u shpreh se studimi është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.

“Studimi i SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Tedros, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”.

Të fundit