Flash News

KRYESORE

Kërkohej në Greqi për vrasje, kapet në Vlorë 47-vjeçari

Kërkohej në Greqi për vrasje, kapet në Vlorë

Është vënë në pranga një person i kërkuar për një sërë veprash penale, përfshirë edhe vrasjen, në Greqi.

Në pranga ra B. M. (L.), 47 vjeç, banues në Vlorë, që sipas policisë ishte shpallur në kërkim në shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti grek dhe i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale:

"Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim", "Grabitje në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", "Përdorim i paligjshëm i armës", "Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike" dhe “Falsifikimi", të parashikuara sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit