Flash News

KRYESORE

Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet në Lezhë i shumëkërkuari

Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet në Lezhë i

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga drejtësia italiane. Bëhet fjalë për Gazmir Pepmarkun, 40 vjeç nga Mamurrasi. Ai kërkohej nga policia italiane, për veprën penale “Tentative vrasje”.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit : -Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, sqarohet në njoftimin e policisë.

Të fundit