Flash News

KRYESORE

Kërkohej nga Interpoli, policia e Lezhës arreston 36 vjeçarin

Kërkohej nga Interpoli, policia e Lezhës arreston 36 vjeçarin

Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit të organizuar arrestojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Gjykata Italiane ka lëshuar Urdhër arresti për veprën penale ” Shfrytëzim prostitucioni”

Më datë 19.07.2017, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe pas një pune të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen në fshatin Manati në Lezhë , të shtetasit :

– Arben Gjikolaj , 36 vjeç , banues në Lezhë.

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16.06.2017, nga Interpol Roma .

Pasi , për këtë shtetas, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016, ka lëshuar Urdhër Arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.

Maksimumi i mundshëm i dënimit është 6 vjet burg.

Ndaj tij u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

Të fundit