Flash News

KRYESORE

Kërkohej nga policia, arrestohet në Vlorë 48-vjeçari

Kërkohej nga policia, arrestohet në Vlorë 48-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për prodhim e shitje droge. I arrestuari është shtetasi me inicialet F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.

Policia ka bërë ndalimin e tij bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.344, datë 27.12.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit