Kërkohej për kultivim droge, identifikohet grabitësi i Raiffeisen-it në Tepelenë

Policia e Tepelenës vijon kërkimet për arrestimin e grabitësit të bankës së nivelit të dytë “Raiffeisen” në Tepelenë.

Ndërkohë, është mësuar identiteti i tij dhe bëhet me dije se është me precedentë të mëparshëm penal. Ai është Kristo Ruçi, që është në kërkim për kultivim dhe transport droge.

Policia vijon ndjekjen, duke përdorur edhe helikopter. Gjatë ditës së djeshme, forca të shumta policie rrethuan të gjithë zonën, por nuk arritën ta kapnin.