Flash News

KRYESORE

Kërkohej për vrasje, arrestohet 32-vjeçari nga Vlora

Kërkohej për vrasje, arrestohet 32-vjeçari nga Vlora

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, i kërkuar për ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim.

Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.

Shtetasi Blendo (Edison) Alikaj është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.

 

 

Të fundit