Flash News

KRYESORE

Kërkohej prej 18 ditësh, gjendet e varut 17-vjeçarja nga Kukësi

Kërkohej prej 18 ditësh, gjendet e varut 17-vjeçarja nga

Një vajzë 17-vjeçare nga Kukësi, kërkohej nga familja prej 18 ditësh. Mirëpo, fatkeqësisht e reja është gjetur e varur me litar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pisë të Kukësit.

Sipas policisë, vazja me inicialet A.H me ishte shpallur në kërkim prej 18 ditësh, pasi i ati i saj kishte denoncuar largimin e të miturës nga banesa.

“Adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa”, sqaron policia, ndërsa po punon për zbulimin e shkaqeve që kanë detyruar adoleshenten të marrë vendimin fatal. 

Paraprakisht, sipas policisë mbi trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Të fundit