All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kërkoheshin nga Interpol Roma, arrestohen Arben dhe Resmije Plaku në Shijak

Kërkoheshin nga Interpol Roma, arrestohen Arben dhe Resmije Plaku në
All - Paragraf - 1

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të cilët reultojnë të jenë shpallur në kërkim nga Interpol  Roma më 17.03.2015. Bëhet fjalë për Arben Plakun 51 vjeç dhe Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeç, të dy banues në Shijak.

All - Paragraf - 3

Arrestimi i tyre është bërë në llogari të shtetit Italian.

 

Njoftimi i policisë:

 

Durrës.

Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Trafiqet ndalojnë dy shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar,   me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

Arben Plaku 51 vjeç, banues më Shijak;

Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, banuese në Shijak.

Gjykata e Genovës,  Itali, për shtetasin Arben Plaku, me  vendim Nr. 22182/00 R.GIP, e Nr.16817/01, ka  lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”,”Vjedhje me dhunë”  dhe”Kontrabandë të personave” parashikuar në nenet 81, 110, 629 dhe 416 të Kodit Penal Italian dhe për shtetasen Resmije  Rrahmani, e njëjta gjykatë  me vendim Nr. 282/2013 SIEP  e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” parashikuar në nenin 416 të Kodit Penal Italian.

Shtetasit e mësipërm janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 17.03.2015.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit