Flash News

KRYESORE

Kërkoheshin nga policia për vrasje, vlonjatët kapen në lokal me armë

Kërkoheshin nga policia për vrasje, vlonjatët kapen në lokal

Dy persona janë arrestuar dhe dy armë zjarri janë sekuestruar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Summer 2017”.

Kështu, rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit “TT” (pa leje).

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1- Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.

2- Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, në ngarkim të shtetasit Paris Sulejmani.

“Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, në ngarkim të shtetasit Olsi Koçeli.

Në lidhje me operacionin “Summer 2017”, Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Të fundit