Flash News

KRYESORE

Kërkohet nga ekipe spanjolle dhe turke, mbrojtësi Ivan Balliu qartëson të ardhmen

Kërkohet nga ekipe spanjolle dhe turke, mbrojtësi Ivan Balliu

Mbrojtësi Ivan Balliu u ka dhënë fund dilemave sa i takon të ardhmes, duke vendosur të qëndrojë tek ekipi aktual i Metzit në Francë, ku aktivizohet prej 5 sezonesh.

U mendua se rënia e Metzit në ligën e dytë do të pasohej me largimin e 26-vjeçarit, aq sa në drejtim të tij filluan të vinin edhe ofertat e para, por mësohet se ai ka rinovuar kontratën me francezët ditët e fundit të merkatos së verës.

Kështu, interes për futbollistin e lindur në Katalunjë të Spanjës treguan Majorka në Spanjë, dy ekipe turke dhe Legia e Varshavës në Polon.

Nga ana tjetër, ai nuk është ftuar nga trajneri Panuçi për dy ndeshjet e Ligës së Kombëve ndaj Izraelit në Elbasan Arena më 7 shtator dhe Skocisë me 10 dhjetor, megjithatë ai është një lojtar që bën pjesë në planet e ‘timonierit’ italian.

Të fundit