Flash News

KRYESORE

Kërkohet një pasues i Kovac, Bayern merr refuzimin e parë

Kërkohet një pasues i Kovac, Bayern merr refuzimin e parë

Tre emrat e përmendur deri më sot si pasues të mundshëm të trajnerit Niko Kovac te Bayern ishin Jose Mourinho, Erik Ten Hag dhe Massimiliano Allegri, por Bayern duket se ka marrë përgjigjen e parë negative.

Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport, Allegri u ka thënë "jo" bavarezëve, sepse plani i tij është të qëndrojë pushim këtë sezon. Italiani raportohet se ka një akord paraprak me Manchester United dhe kjo është arsyeja pse nuk preferon rekordmenët e Bundesligës.

Ish-trajneri i Juventusit del përfundimisht nga gara dhe gjërat bëhen të vështira, sepse nuk dihet se si do të veprojë Bayern, kur ka shumë pak trajnerë që kanë pëlqimin e dyshes Hoeness-Rummenigge.

Të fundit