Flash News

KRYESORE

Kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës, Topalli dhe Imami në konferencë urgjente: Të mblidhen forumet, lista e PD është humbëse

Kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës, Topalli dhe Imami në

Dy deputetët aktual të PD-së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë dalë në një konferencë urgjente për media dhe kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Topalli dhe Imami kanë kërkuar mbledhjen e forumeve të partisë dhe të marrin vendimin për shkarkimin e Bashës, pasi sipas tyre ai ka ndërtuar një listë humbëse dhe në shkelje me statutin.

“Lista ka shkaktuar një shqetësim serioz te opinioni politik. Mesazhi kryesor është nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD. Vendimi për listën është marrë nga një njeri i vetëm dhe është shkelur statuti i partisë. Nuk ka qenë traditë që të mos konsultohen vendimet. Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e Lulzim Bashës. I bëjmë thirrje kolegëve tani të ecin këtë drejtim. E kemi marrë këtë vendim sepse e dimë që më 26 qershor do të jetë shumë vonë. Kjo është një listë humbëse”, u shpreh Imami.

Dy deputetët e PD ftuan kolegët dhe demokartët e zhgënjyer që tu bashkohen në këtë inisiativë për të shpëtuar partinë dhe Shqipërinë.

“Kryengritja në PD”/ Topalli: Gati të luftoj kundër Ramës, Bashës dhe Metës. Imami: Nuk jemi konsultuar me Berishën

Dy ditë në heshtje, reagon ashpër Jozefina Topalli: Basha është kryetar i rremë, nuk ndryshon nga Edi Rama

Të fundit