Flash News

KRYESORE

Kërkohet urdhër arresti ndërkombëtar për këshilltarin e Daçiç: Po lobon kundër procesit të njohjes së Kosovës

Kërkohet urdhër arresti ndërkombëtar për

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka akuzuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se po punon kundër interesave të Kosovës.

Sipas MPJ të Kosovës, ai është i angazhuar në disa sfera korruptive, e për këtë arsye ndaj tij është lëshuar edhe një arrest ndërkombëtar.

Ka qenë edhe këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili e ka akuzuar këshilltarin e Daçiç, Vladimir Cizelh për aktivitet kundër shtetit të Kosovës, pasi ky i fundit është angazhuar shumë në disa shtete afrikane për të minimizuan uljen e njohjeve të Kosovës.

“Është i përfshirë në disa afera të mëdha korrptive…dhe në një skandal në Venezulë dhe në secilin lancim të notave verbale për Kosovën. Ky person ka korruptuar një pjesë të atyre shteteve sa për ta dhënë në nënshkrim, por s’kanë qenë të të njoftuara autoritet e atyre vendeve…e keni rastin e Liberisë, Ganës dhe shteteve tjera”.

Zymberi u ka kërkuar insitucioneve të drejtësisë së Kosovës që të veprojnë në lidhje me këtë çështje.

“Unë besoj që një flet arrest ndërkombëtar në këtë drejtim jo vetëm për këtë, por edhe për Daçiçin do t’i shërbente luftës për krim ndërkombëtar. Flet arresti ndaj Daçiqçit do të ketë vetëm vonim, pasi ka qenë i korruptuar…dhe ai do të japë llogari…Natyrisht kemi adresuar këtë çështje në Prokurorin e Kosovës, por është çështje e tyre formalizmi i aktakuzave dhe kërkesës për flet arrest ndërkombëtar”.

Ndërkohë, prokurori Armend Hamiti përmes telefonit ka thënë për T7 se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga MPJ-ja për fillimin e hetimeve ndaj Vladimir Cizelj.

T7 është interesuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë për kë çështje. Por, në një përgjigje nga ky institucion kanë thënë se urdhër arresti ndërkombëtar kërkohet nga Gjykata kompentente pas propozimit nga ana e Prokurorisë drejtuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, për persona të tillë që punojnë kundër njohjes së Kosovës thotë se kishte njohuri edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kicmari.

“Kam pasur informacione për disa zyrtarë serb dhe ndërmjetësues të tillë që janë prezentë dhe të cilët kanë lobuar për penguar procesin e njohës, Në rajonin ku unë kam shërbyer nuk kam dëgjuar që ka qenë i aktivuar, por kam dëgjuar për një person tjetër…në periudhen sa kam qenë ambasador, por ne kemi arritur të shmangim”.

Gjatë vitit 2019, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Dacic, kishte prezantuar disa nota verbale të shteteve të ndryshme, që sipas tij kanë tërhequr njohën e Pavarësisë së Kosovës.

Të fundit