Flash News

KRYESORE

Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, prokurori Osmani kalon procesin e vetting-ut

Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, prokurori Osmani kalon procesin e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Gentian Osmani. Ndonëse hetimi administrativ i KPK-së kishte nxjerrë mungesën e dokumenteve për një hua, të cilën Osmani pretendon se e ka marrë nga kushurinjtë e tij në Itali, raportet e ILDKPKI dhe DISK ishin pozitive për prokurorin e Krimeve të Rënda.

Gentian Osmani ishte njëri prej tre prokurorëve që kërkoi në Kuvend arrestimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ai ishte i pari që doli në procesin e rivlerësimit, ndërkohë që data për Besim Hajdarmatajn dhe Elisabeta Imerajn nuk është caktuar ende.

Të fundit