Kërkoi mandatin e kryeprokurores, por ja sa vota grumbulloi Arta Marku në Parlament

Nga Dje, Shqipëria tashmë ka prokurorin re ri të përgjithshëm, Olsian Çela.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e renditi të parin në bazë të pikëzimit, duke lënë pas Arta Markun dhe Fatjona Memçajn.

Çela i tejkaloi votat e duhura, minimumi 84 vota, duke marrë 101 pro dhe dy kundër.

Por, sa vota mori Arta Marku, e cila ka mbajtur për dy vite me radhë postin e kryeprokurore së përkohshme?

Gjatë votimit, Arta Marku u votua vetëm me 11 vota pro nga deputetët, 22 kundër dhe 78 abstenuan votimin.

Kujtojmë se shumica parlamentare e zgjodhi në dhjetor të 2017-ës vetëm me 69 vota, ndërsa opozita (sot jashtë kuvendit ) e cilësoi antikushtetuese.