Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kërkoi ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve, ironizon pedagogu i gazetarisë: “Administratori" ka pasion të bëjë fushatë për PS
Sot, policia e rendit është bërë pjesë e aksionit për hapjen e dyerve në disa fakultete brenda të cilëve ndodheshin strudentët e ngujuar. Ishte sekretari i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa, ai i cili i kishte dërguar një kërkesë policisë për të ndërhyrë.
Pas kësaj kërkese ka reaguar pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, i cili në një reagim në Facebook ironizon Dafën, rolin e të cilit e konsideron “të çudishëm”.
“Sot morem vesh emrin e Administratorit te UT- se. Si e morem vesh do thoni ju? Ka nxjerr nje shkrese, ku per arsye po aq te çuditshme sa dhe funksioni qe mbulon, ka kerkuar nderhyrjen e policise ne ambjentet e brendshme te disa fakulteteve. " E kuptoni Ligjin e Arsimit te Larte, e kuptoni autonomine e Universitetit?! Ky eshte thelbi i Ligjit..ndaj rezistenca duhet te vazhdoje..#mestudentet”, shkruan Goci.
Ervin Goci-pedagog i Gazetarisë