Flash News

KRYESORE

Kërkoi prezencën e Ramës e Xhafajt në Kuvend, kryeministri ‘surprizon’ Bashën

Kërkoi prezencën e Ramës e Xhafajt në Kuvend, kryeministri

Seanca e sotme është shoqëruar me debate dhe tension në Parlament. Kreu i PD, Lulzim Basha nuk pranoi të lirojë foltoren e Kuvendit deri sa të vinte prezent kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e tw pwrballet me opozitwn.

Në këto kushte, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën disa herë, pasi sipas tij po shkelet rregullorja.

Mirëpo, pak minuta më parë, rinisjen e seancës Basha ndodhej në foltore dhe sapo mori fjalën, kërkoi swrish praninë e Ramës e Xhafajt në sallë.

Por, ndërsa Basha fliste në sallë ka hyrë Edi Rama dhe është ulur në karrigen e tij, prapa Bashës.

Ky i fundit nuk e kishte vënë re, ndërsa vijonte duke bërë thirrje që Rama të vijë në Kuvend. Në këtë moment, deputetët e kanë informuar kryedemorkatin se tashmë Rama ndodhej prapa krahëve të tij.

Rama dhe deputetwt e ka pritur me të qeshura këtë moment, ndërsa Basha vijoi sërish me deklaratën e tij.

 

 

 

 

 

 

Të fundit