Flash News

KRYESORE

Kërkoi reagim kundër krimit informatik, gazetari sulmohet verbalisht nga nipi polic i Haki Çakos (Mesazhet)

Kërkoi reagim kundër krimit informatik, gazetari sulmohet verbalisht

Gazetari Olti Curri është përballur me zemërimin e një komentuesi në faqen e tij në ‘Facebook’, pasi kërkoi ndërhyrjen e policisë kundër krimit informatik. Duke iu referuar një postimi në disa web-e për aktoren Elona Pitarka, Curri kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, ose në të kundërt drejtuesit të japin dorëheqjen.

Ky reagim i Currit është përballur me një replikë të ashpër nga komentuesi Emiljano Vasha, i cili akuzon gazetarin për standarde të dyfishta.

“E di ku qëndron problemi? se ju VIP-ave ju vjen "veza në byth" kur cënohet privacia e njerëzve të njohur por aspak kur cënohet privacia e njerëzve të thjeshtë. Raste të tilla ka pafund të cilat denoncohen në komisariate përkatëse dhe ndiqen nga Institucioni i Krimeve Kibernetike. Po kur ka ngel morali i çështjeve madhore në Shqipëri të diskutohet nga Pseudoanalistet që krijuan fam me rrjete sociale është akoma më tmerr”, shkruan Vasha në profilin e Currit.

Gazetari ka bërë më pas dy postime të tjera për Emiljano Vashës, që sipas tij është efektiv në Komisariatin Nr.4 në Tiranë dhe nipi i Haki Çakos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vasha e quan Currin trashaluq obez, të cekët, idiot dhe thekson se nuk frikësohet nga denoncimi publik.

 

 

 

Të fundit