Flash News

KRYESORE

Kërkoi rikthimin e mësimit në Fakultetin e Drejtësisë, studentja që doli kundër kolegëve pjesë e FRESH-it

Fakulteti i Drejtësisë është një ndër të vetmit që i ka dyert ende të mbyllura, që prej fillimit të protestës së studentëve në muajin dhjetor.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata studentë që kanë kërkuar rikthimin në auditore për të zhvilluar mësim. Mes tyre është edhe Sara Shameti, që në një intervistë për ‘Top Channel’ doli kundër vendimit të kolegëve për  bojkotimin e leksioneve.

"....sikur po kërkojmë ndonjë nder. Po kërkojmë gjënë më minimale, të drejtën për arsimim”, deklaroi nder te tjera ajo.

Në internet qarkullojnë disa foto, që tregojnë se Shameti është pjesë e pjesë e forumeve të Partisë Socialiste. Herë përkrah ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe herë në shtabin elektoral.

Të rinjtë janë ankuar shpesh se ka pasur ndërhyrje nga forumet e partive politike për të demtuar kauzën e tyre. Rasti më lart nuk është i pari, pasi edhe në organizimet e takimeve të kryeministit Rama është vënë re prezanca e të rinjëve socialist.

Të fundit