Flash News

KRYESORE

Kërkoi rivlerësim të vendimit të gjykatës, Apeli merr tjetër vendim për Olesia Dukën

Kërkoi rivlerësim të vendimit të gjykatës, Apeli merr

Ndonëse mbrojtja ankimoi masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Durrësit, Apeli ka vendosur ta lerë sërish në burg stomatologen Olesia Duka. Ajo akuzohet për mashtrimin me shuma të majme parash 11 biznesmenë në Durrës dhe Tiranë.

Gjykata e Durrësit vendosi ndaj masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pala mbrojtëse e ankimoi vendimin, duke kërkuar në Apel një masë më të lehtë, pra “arrest shtëpie dhe nën mbikëqyrje”.

Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, edhe Gjykata e Apelit vendosi ndaj Dukës “arrest me burg”. Duka është arrestuar nga policia me vendim gjykate pas dyshimeve se, përmes mashtrimit i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh biznesmenit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Sipas prokurorisë, kallëzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi, është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra.

Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë, 11 biznesmenë.

Të fundit