Flash News

KRYESORE

Kërkoi të festonte 8 Marsin, burri dhunon bashkëshorten

Kërkoi të festonte 8 Marsin, burri dhunon bashkëshorten

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në shumë vende të botës përkujtohen përmes protestave lëvizjet gati 1 shekullore për të drejtat e grave dhe përpjekjet e tyre për barazi dhe zhvillim. Në ndryshim nga disa vende të tjera, në Shqipëri më shumë festohet sesa protestohet. Realiteti shqiptar është se prej vitesh gratë dhe vajzat janë shtypur e dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga burrat.

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe sot: Një grua është dhunuar nga bashkëshorti vetëm për arsyen sepse ajo ka dashur të festojë. Vetëm sot, 10 gra kanë denoncuar në polici që është ushtruar dhunë.

Gratë në Shqipëri, ende janë nën petkun e frikës që të kërkojnë leje qoftë dhe për një festë 8-marsi me koleget e punës apo shoqet. Frikë i cila nuk i lejon që të protestojnë për një bashkëshort dhunues apo të divorcohet prej tij.

Nga janari i 2019-ës dhe deri sot kanë përfituar urdhër të menjëhershëm mbrojtje 428 gra dhe 8 gra kanë mbetur të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre.

Të fundit