Flash News

KRYESORE

Kërkoi ushtri evropiane për t’u mbrojtur nga SHBA, Trump kritika Macronit: Deklaratë shumë poshtëruese

Kërkoi ushtri evropiane për t’u mbrojtur nga SHBA, Trump kritika

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka quajtur si "shumë poshtëruese" deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron i cili ka thënë se "Evropa duhet të krijojë ushtrinë e saj për t'u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia".

Trump, i cili ka udhëtuar në Francë për të marrë pjesë në aktivitetet që do të mbahen në Paris me rastin e 100 vjetorit të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka vendosur në objektiv presidentin francez Macron.

"Presidenti francez Macron ka propozuar se ‘Evropa duhet të krijojë ushtrinë e saj për t'u mbrojtur nga SHBA, Kina dhe Rusia‘. Shumë poshtëruese. Ndoshta Evropa më parë duhet të paguajë borxhin e saj ndaj NATO-s, për të cilën SHBA ka dhënë një mbështetje shumë të madhe", ka theksuar Trump.

Presidenti francez Macron në një deklaratë javë më parë tërhoqi vëmendjen për rrezikun nga Rusia me ç'rast tha se "Evropianët nuk mund jenë të sigurtë përsa kohë që nuk do të krijohet një ushtri sovrane e Bashkimit Evropian e cila të jetë e pavarur nga SHBA-ja".

Të fundit