Flash News

KRYESORE

Kërkon shtet, por ligjet e shtetit i shkel me gomat e eskortës së tij

Kërkon shtet, por ligjet e shtetit i shkel me gomat e eskortës së

Sapo mbaron turet në qytetet e Shqipërisë ku njerëzve u flet për planin e tij për të bërë shtet, kryeministri Edi Rama është i pari që shkel ligjet e shtetit me gomat e eskortës së tij.

Kjo foto është bërë pak pas mesnatës në sheshin ‘Skënderbej’, aty ku eskorta e kryeministrit është parkuar në mënyrë të gabuar, ndërkohë që ai kishte hyrë për të darkuar në hotel Tirana, raporton Politiko.al.

Në sheshin qëndror të qytetit nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve dhe ky rregull duhet të zbatohet edhe nga kreu i qeverisë, por nuk ka ndodhur kështu mbrëmjen e djeshme. Për të treguar forcën që i jep posti, Rama nuk e ka dërguar eskortën në parkingun e hotelit ose në atë të sheshit ‘Skënderbej’, ku janë hedhur jo pak miliona.

Të fundit