Flash News

KRYESORE

Kërkon të qetësojë opozitën? Pas Bashës, Donald Lu i shkon në zyrë Monika Kryemadhit

Kërkon të qetësojë opozitën? Pas Bashës, Donald Lu

PD dhe LSI kanë kundërshtuar ashpër qëndrimet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm dhe protestën e organizuar para Kuvendit.

I gjendur në këtë situatë, ambasadori Donald Lu kërkoi fillimisht një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, me të cilin qëndroi për rreth 70 minuta në selinë blu.

Me të dalë nga selia e PD-së, Lu është drejtuar për në selinë e partisë tjetër opozitare, LSI-së. Ambasadori amerikan ka zhvilluar një bisedë me kryetaren Monika Kryemadhi, partia e së cilës ka reaguar disa herë kundër Lu-së dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Të fundit