Flash News

KRYESORE

Kërkuan azil në Francë, riatdhesohen 29 shqiptarë

Kërkuan azil në Francë, riatdhesohen 29 shqiptarë

Njëzetenëntë shqiptarë u riatdhesuan ditën e sotme nga Franca, ku kishin shkuar për të kërkuar azil.

Shqiptarët kishin kërkuar vullnetarisht rikthimin në atdhe. Edhe pse fluksi i azilantëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së ka rënë, ai sërish vazhdojnë që të ngelet problem serioz.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë të kërkojnë azil dhe të mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën “Schengen”.

Gjithashtu, ata duhet të tregojnë kujdes se mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

Ministria njofton se operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Të fundit