Flash News

KRYESORE

Kërkuan azil, riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca

Kërkuan azil, riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca

60 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca. Operacioni u zhvillua në Lille për shqiptarët që kishin kërkuar azil apo  shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

“Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”, njofton policia.

Të fundit