Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rubens Shima
Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës së Kryeministrisë, sulmuan dhe dëmtuan edhe veprat e artit të ekspozuara në mjediset jashtë saj. Kështu ndodhi me skulpturën e ndriçuar të artistit Philippe Parreno, titulluar “Marquee” (“Tenda”) dhe skulpturën “Triple Giant Mushroom”, (“Kërpudha gjigante trepjesëshe”) e Carsten Höller. Bashkë me “Rilindjen”, dy skulpturat shënjuan periudhën e Edi Ramës si Kryeministër i vendit.
Historia njerëzore është e tejmbushur me statuja të thyera, simbole të shkatërruara, portrete udhëheqësish të shqyer apo djegur, monumente të rrëzuara. Arti i ndotur me politikë, arti që glorifikoi mbretër, udhëheqës, militaristë dhe kryeministra, shpeshherë u kthye në pre gjahu nga qytetarët e revoltuar gjatë historisë së pasur të revolucioneve dhe protestave. Ka ndodhur më 1871-in kur turmat e qytetarëve të varfër francezë sulmuan dhe bënë rrafsh me tokën kolonën gjigante të Vendome-s, simbol i madhështisë napoleoniane për pushtetin e kohës – simbol i brutalitetit dhe lavdisë së rreme për qytetarin e varfër.
Xhaxha Stalinit i mbetën vetëm çizmet e bronzit kur protestuesit sulmuan dhe shkatërruan skulpturën e tij më 1956-n gjatë Revolucionit Hungarez. Monumenti i diktatorit Enver Hoxha u rrëzua dhe u mor zvarrë prej protestuesve në Tiranë, më 1991- in. Të shumta janë rastet, por nuk ia vlen t’i përmendim, pasi lista do të dalë shumë e gjatë. Këto monumente, skulptura, ishin emblema të kohës së tyre, imazhe ndotëse propagandistike, ndaj fati i tyre ishte lidhur pazgjidhshmërisht me jetëgjatësinë e pushtetit, të cilit i shërbyen.
Ngjashëm, edhe protestuesit në Tiranë, të varfëruar dhe zemëruar prej keqqeverisjes, sulmuan dhe dëmtuan veç hyrjes së godinës së Kryeministrisë, edhe dy skulpturat, mjerisht, të shndërruara në imazh falsiteti dhe luksi të një Kryeministri paturpësisht krenar për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi. Por cila është historia e njohur (pasi të panjohurat nuk i dimë) e këtyre dy veprave?
Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, pjesë e politikës së tij ishte dhe kthimi i institucioneve publike të vendit, pjesërisht edhe në qendra arti dhe kërkimi. Ministria e Kulturës sajoi në një korridor të godinës së saj një galeri arti, Ministria e Arsimit hapi në një gjysmë zyre qendrën kërkimore për arsimin. Por ajo që do të spikaste, veç të tjerave, ishte krijimi i Qendrës për Hapje dhe Dialog, në katin e parë të Kryeministrisë, njohur si KOD (COD), që përbëhej nga një dhomë biblioteke dhe një korridor për ekspozita. Veprat e Philippe Parreno dhe Carsten Höller përuruan zyrtarisht edhe hapjen e KOD-it. Ato ishin dhuratë e artistëve për popullin shqiptar.
Skulptura e varur, e ndriçuar “Marquee” (“Tenda”), instaluar në hyrjen historike të Kryeministrisë, do të shërbente si një pikë takimi midis artit dhe politikës, diturisë dhe mendimit kritik, argëtimit dhe seriozitetit publik. Ndërsa skulptura më e vandalizuar nga protestuesit, “Triple Giant Mushroom”, (“Kërpudha gjigante trepjesëshe”) ishte krijuar posaçërisht për qendrën KOD nga Carsten Höller. Ajo ishte modeluar me tre lloje të ndryshme kërpudhash të egra, helmuese dhe të ngrënshme, të tretshme dhe të patretshme, një miksturë botanike që mund të shihej si një metaforë për politikën shqiptare. Ndërsa ngjyrat e kërpudhës janë një dhënie aprovimi për trashëgiminë pamore të Kryeministrit Edi Rama në ngjyrosjen e ndërtesave të kryeqytetit me ngjyra farfuritëse gjatë qëndrimit të tij si kryebashkiak.
Por, me kalimin e kohës, të ekspozuara në institucionin e gabuar, veprat morën një ngarkesë simbolike të veçantë, duke komunikuar me një tjetër regjistër gjuhësor me publikun kalimtar. U lexuan si elemente propagande, etiketa farfuritëse, tredimensionale që qëndronin aty si një kurth për të kapur dhe mbërthyer me pahir vëmendjen e shqiptarëve. Ato u transformuan në imazh të Kryeministrit, lëndë e gjallë për makinën e propagandës së tij. Nën to bëheshin foto, pritje ceremoniale, priteshin dhe përcilleshin njerëzit e politikës, kryeministra, ministra, parlamentarë…
Arti bashkëkohor ishte ekstravaganca më e madhe e Kryeministrit. Veprat ishin keqpërdorur dhe politizuar. Tenda llamburitëse e Philippe Parreno u kthye në tendë cirku për spektaklin politik të Edi Ramës, ndërsa kërpudha e Carsten Höller, në kërpudhën haluçinogjene propagandistike e Kryeministrit delirant.
Protestuesit nuk sulmuan veprat e artit, si rëndom komentohet, ato asnjëherë nuk u panë dhe kuptuan si të tilla dhe kjo, jo për faj të tyre. Skulpturat u shndërruan në simbol propagande për pushtetin e “Rilindjes” dhe shembull i pastër manipulimi dhe keqpërdorimi të artit prej politikës, me vetëdije ose jo të autorëve kjo ka pak rëndësi.
Paraqitja e protestuesve si vandalizues arti është një lexim sipërfaqësor, moskuptimi i domethënies së protestës. Është një gabim trashanik me pasoja, i cili do të përsëritet me këto ose vepra të tjera, në rast se mesazhi i protestës nuk kuptohet dhe arti do vazhdojë të keqpërdoret politikisht prej Kryeministrit.
Ndaj, nuk ka vend për ndjesë në këtë histori. Nuk është hera e parë që “popullit shqiptar” i dhurohen vepra arti në skulpturë, pikturë për përhapjen dhe promovimin e ideologjive të ndryshme: fashiste, komuniste, idetë revolucionare, miqësinë mes popujve… Skulptura e Xhaxha Stalinit, me autor Nikolay Tomsky, dhuratë e popullit të Bashkimit Sovjetik për popullin shqiptar; bustet e udhëheqësit Mao Ce Dun, dhuratë nga populli kinez, popullit shqiptar. Por edhe dhurata politikisht neutrale, bërë nga dashamirësia dhe vullneti i mirë, si rasti i koleksionit mbresëlënës me vepra artistësh të rëndësishëm të artit bashkëkohor, dhuruar nga artisti Jan Dibets, Galerisë Kombëtare të Arteve. Sot, të gjitha këto koleksione, skulptura dhe shtatore ruhen dhe konservohen në Galerinë Kombëtare, si pjesë e historisë së këtij vendi. Asnjëherë nuk janë vandalizuar, as ato më tipiket e propagandës komuniste. Në rast se skulpturat e Philippe Parreno dhe Carsten Höller i janë bërë dhuratë popullit shqiptar, nuk kanë pse qëndrojnë në godinën e Kryeministrisë. Edi Rama nuk është populli shqiptar. Ato/veprat duhet të strehohen në Galerinë Kombëtare, si pjesë e koleksionit të saj me skulptura, shoqëruar me etiketën “Dhuratë popullit shqiptar”, pasi edhe në këtë gjendje fizike, në të cilën ndodhen, kanë shumë për të na treguar, sot dhe në të ardhmen.
*Shkrimi është botuar fillimisht në gazetën Panorama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38