Flash News

KRYESORE

Këshilla nga parukieri i Meghan Markle sesi të prisni flokët në shtëpi

Prej thuajse një muaji jemi të izoluar në shtëpi për shkak të masave parandaluese të qeverisë për mos-përhapjen e COVID-19. Sigurisht që në këtë situata me masa të forta kufizuese, edhe parukeritë janë të mbyllura dhe prerja e flokëve është kthyer në shqetësim.

George Northwood, stilisti flokëve londinez – që ka punuar vazhdimisht me Meghan Markle – ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme se si të presim flokët në kushte shtëpie.

Së pari, ai rekomandon që nuk duhet të eksperimentoni vetë me flokët, por të qëndroni tek ai model që keni dhe të prisni vetëm majat. Dhe duhet të keni një palë gërshërë të mira, nuk mund t`i prisni me çdo lloj gërshërësh.

Hapi i parë:

George sugjeron që t’i lani dhe t’i thani flokët si zakonisht, pasi kështu do të kuptoni se cila pjesë ka nevojë për më shumë vëmendje. Ai nuk sugjeron t’i prisni flokët të lagur.

Për prerjen e ballukeve përdorni krehër

Për ata që kanë balluke: Ndajeni nga pjesa tjetër e flokëve, në mënyrë që të mos bëni gabime në prerje. Kriheni disa herë balluken nga poshtë dhe sigurohuni të prisni vetëm fundet. Mbajeni gërshërën duke imagjinuar një orë dhe akrepi, që në këtë rast është gërshëra, të jetë te shtata. Mos e mbani gërshërën drejt dhe mos përdorni gishtat për të drejtuar balluket, por krehërin.

Shmangni prerjen e flokëve në vijë të drejtë

Pasi t’i keni krehur flokët me krehër, në modelin që mbani zakonisht, prisni shumë pak fundet, duke e mbajtur gërshërën njësoj si me balluket. Mos rrezikoni me prerje drejt apo duke prerë gjatësi të konsiderueshme flokësh, pasi me shumë mundësi do dështoni.

Qëndroni pranë modelit tuaj sa më shumë të jetë e mundur, mos rrezikoni me modele të reja.

Lërini për më vonë eksperimentet, nëse nuk doni të pendoheni.

Të fundit