Flash News

KRYESORE

Këshilla për ata që rrinë çdo ditë para kompjuterit

Këshilla për ata që rrinë çdo ditë para

Nëse jeni nga ata persona që punën e tyre të përditshme e kanë të lidhur me kompjuterin dhe programet e tij, padyshim që kaloni pjesën më të madhe të ditës përballë kësaj pajisje teknologjike.

Për të shmangur dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.

Mbani kontakt të mirë kompjuter–sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuar: Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin: përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarët e dhimbjes së kokës.

Shplodhni sytë: Mbajtja e syve për një kohë të gjatë në ekranin e kompjuterit mund t’ju sjellë probleme me shikimin ose dobësim të tij. Përpiquni që disa herë gjatë ditës të fokusoni vështrimin jashtë dritares.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20-­20-­20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Të fundit