Flash News

KRYESORE

Këshilla për nënat e reja se si të kujdesen për të porsalindurit

Këshilla për nënat e reja se si të kujdesen për të

Larja e bebit 

•Ёshtë e rekomandueshme larja e bebit 1 (një) herë në ditë

•Zona e pampersit duhet të lahet sa herë që ndërrohet pampersi

•Kujdes – Mos përdorni shumë shampo

Gjumi i bebit 

•Bebi fle 17-20 orë/ditë

•Ёshtë e këshillueshme që gjithmonë bebi të vendoset për të fjetur në krevatin e tij/saj

•Pozicioni më i përshtatshëm për gjumë është në shpinë dhe asnjëherë në pozicionin përmbys

•Mos përdorni jastëk

Temperatura e ambientit dhe e bebit

•Temperatura e dhomës ku rri bebi duhet të jetë 22-24°C.

•Temperatura e bebit duhet të jetë 36.5-37.5°C.

Veshja e bebit

•Ёshtë e këshillueshme që bebi te vishet me kostume pambuku trupore

•Në stinën e ftohtë rekomandohet veshja me kapuç dhe çorape.

Cilat shenja konsiderohen normale

Lemza, teshtimat si dhe trembjet në gjumë

•Rritje dhe forcim i gjirit të bebit

•Te bebet djem -Urinim me ngjyrë të errët

•Te bebet vajza – Sekrecione vaginale

Cilat janë ato shenja që duhet t’ju shqetësojnë “alarmojnë” 

•Përgjumja

•Mosurinimi

*Në të tilla raste është e këshillueshme që të viheni në kontakt me mjekun specialist pediatër për një vlerësim mjekësor.

Cilat janë disa nga arsyet “Pse qan bebi?” 

•Uria

•Ndotja e pampersit

•Mbiveshja

•Dhimbjet e barkut (kolikat infantile)

•Nuk ndjehet mirë (në këto raste ju rekomandojmë të këshilloheni menjëherë me mjekun pediatër)./ Hygeia.al

 

Të fundit