Flash News

KRYESORE

Këshilla standarde e BE-së për protestat në Ballkan, Koçijançiç edhe Serbisë: Problemet të diskutohen në Parlament

Këshilla standarde e BE-së për protestat në Ballkan,

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e konsideron se është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, porse parlamenti është vendi ku duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura.

“Parlamenti është vendi ku duhet të ketë hapësirë për diskutim, me qëllim që të gjenden zgjidhje të përbashkëta dhe të zgjidhen problemet e qytetarëve. Dialogu i strukturuar me shoqërinë civile është po ashtu i rëndësishëm. Protestat duhet të mbeten të qeta dhe brenda ligjit, ashtu siç kanë qenë para kësaj fundjave. Qetësia dhe përmbajtja janë të domosdoshme”, tha Kocijançiç në Bruksel. Kujtojmë se BE ka pasur të njejtin qëndrim edhe ndaj protestave në Shqipëri.

Protesta kundër qeverisë në Beograd po mbahen çdo të shtunë që nga data 8 dhjetor të vitit të kaluar. Të shtunën e kaluar, disa protestues dhe udhëheqës të opozitës kanë hyrë në ndërtesën e Radio-Televizionit të Serbisë në Beograd, duke kërkuar hapësirë në televizionin publik.

Të fundit