Flash News

KRYESORE

Këshilla suksesi nga aktori Dwayne Johnson

Dëayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”  kur takohet me drejtorët dhe producentët e Hollywood, ai thotë, “Reputacioni im më paraprin mua”.

Ai nuk i referohet reputacionit të tij si një yll multi-miliona dollarësh. E ka fjalën për faktin se ai njihet kryesisht për promovimin e projekteve, ku është i përfshirë. Ai i marketon ato, duke marrë dhe vlerësimin e fansave në çdo mënyrë të mundshme.

Vazhdimisht.

Kjo është dhe një këshillë nga ana e tij për të qenë të suksesshëm.

“Unë kam patur një jetë të paqëndrushme dhe kurrë s’kam patur dikë që të më këshillojë,” ka thënë ai në një intervistë. “Ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve më ka shtyrë përtej limiteve.”

Dëayne Johnson me sukses filloi një karrierë si mundës në ËËF, një karrierë si aktor mega-yll në Hollyëood, një rrugë kjo aspak e lehtë për t’u arritur.

Rezultati ka qenë mahnitës.

Filma e tij janë shumë të njohur e të pëlqyer si San Andreas, Bayëatch, Rampage, Jumanji: Welcome to the Jungle, Central Intelligence, dhe së fundi seritë e The Fast & The Furious. Pra, me 55 milionë fansa në të gjithë botën, kujt ia dedikon suksesin The Rock? Nuk është fati, duhet thjesht të kesh lidhjet e duhura, por dhe pasion, shkruan Bussines Mag Albania.

“Suksesi nuk ka të bëjë gjithmonë me madhështinë,” thotë ai. “Ka të bëjë me këmbënguljen. Puna e vazhdueshme të çon drejt suksesit.”

Puna e vazhdueshme.

Puna e vazhdueshme për të ka kultivuar lidhjen e tij me audiencën. Ai është vazhdimisht në kontakt me ta, duke qëndruar i lidhur përmes postimeve të ndryshme nga puna dhe jeta e tij.

Ai ka 131 milionë ndjekës për një arsye.

“Kam mësuar se marrëdhënia më e rëndësishme që mund të kem në biznesin tim është marrëdhënia me publikun”, thotë Johnson. “Kushtojini rëndësi audiencës për të cilën po punoni”.

Kjo e bën atë një njeri dhe aktor akoma më të mrekullueshëm përtej roleve që luan. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse përzgjidhet gjithmonë në role, për të cilat bën një marketing fantastik.

Të fundit