All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Këshillat e Lali Erit për koronavirusin: Mos u martoni dhe mos jepni dorën në rast vdekjesh

Këshillat e Lali Erit për koronavirusin: Mos u martoni dhe mos jepni
All - Paragraf - 1

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një fjalim nga institucioni që ai drejton ky edhe ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi.

All - Paragraf - 3

Ndryshe nga drejtues të institucioneve të tjera, Veliaj ka qenë më konkret me këshillat duke iu kërkuar qytetarëve të mos martohen dhe as të mos japin dorën në raste vdekjesh.

"Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se ne jemi në një situatë emergjente të një higjiene maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra alternative për të shprehur keqardhjen. Por duhet që në çdo shërbim funeral si në Sharrë dhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është rituali i dhënies së dorës. Ky është momenti për të shtyrë në një kohë tjetër pritjet dhe përcjelljet por në të dyja këto hapësira si në Sharrë dhe në Tufinë dua që të kemi një informacion publik. Do të respektojmë të gjitha ritet për çdo familje që humbet të afërmin e vet përveç dhënies së dorës dhe shkëmbimit të kontakteve sepse nuk duam që nga një fatkeqësi të gjenerohen fatkeqësi të tjera.”

E ndërsa për dasmat ai u shpreh duke thënë se:

“E njëjta gjë vlen edhe për celebrimet. Kam dhënë një porosi që në 27 njësitë tona përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmiarët e tyre siç kërkon ligji. Çdo prani e tepërt, familjarësh, kushërinjsh, dasmorësh të ruhet për një moment tjetër nuk është ky momenti.”

Të fundit