Flash News

KRYESORE

Këshilli Bashkiak, PD protestë në Shkodër: Nuk pranojmë rikthimin e regjimit

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër do të organizojë të hënën në orën 10:00 një protestë paqësore për të kundërshtuar konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak. Në njoftim, ata shkruajnë se nuk do të pranojnë të jenë dëshmitarë të një regjimi tjetër, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mos “luajë me zjarrin”.

“Ne nuk duhet assesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist”, paralajmëron dega e PD në Shkodër.

refekti i Shkodrës, Cesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen e për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 10:00 Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Qëndrimi i plotë:

Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist.

Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës!

Të fundit