Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Këshilli Evropian i jep 'Ok' fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë
Këshilli Evropian miratoi konkluzionet për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Me këtë vendim përfundoi formalisht procesi i vendimmarrjes.
Lajmin e bën me dije, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në faqen e saj zyrtare.
Ndër të tjera ministria thekson se vendimi i Këshillit është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane.
Po ashtu ministria shton se edhe pse vendimi është i vonuar, bazohet mbi meritën e progresit të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.
“Ne dëshirojmë të sigurojmë vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.
Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur. Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.