Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Këshilli i Europës si Gjermania, rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë
Këshilli Europian ka bërë publik draftin paraprak lidhur me negociatat për Shqipërinë. Në draftin e siguruar nga A2 gjenden konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Aty theksohen edhe kushtet për Shqipërinë nëse do t’i hapen negociatat, kushte të ngjashme me ato të Gjermanisë.
Kushtet themelore janë dy reformat: zgjedhorja dhe në drejtësi.
“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:
Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”
Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.
“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit të siguruar nga A2.