Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ministrave: 100 efektivë të rinj në Policinë e Shtetit, edhe ushtarakë me grada

Këshilli i Ministrave: 100 efektivë të rinj në Policinë

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot për shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit me 100 efektivë të rinj. Propozimi u bë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Numri i efektivëve tashmë do të shtohet nga 10 958 që është aktualisht, në 11058.  Sipas VKM-së, i hapet rrugë edhe ushtarakëve me grada që të bëhen pjesë në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shkurt 2019:

Vendim për ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë së Shtetit:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 40/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me gradat e Policisë së Shtetit, sipas ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.

Të fundit