Flash News

KRYESORE

Këshilli i Ministrave: Miratohet modeli i medaljeve që do shpërndahen nga Edi Rama

Këshilli i Ministrave, me një VKM të firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe ka miratuar modelin e medaljeve që do të shpërndahen nga kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit, kryeministri do të shpërndajë dy lloje medaljesh: për Mirënjohje Publike dhe për për Vlerësim Profesional

Medalja për Mirënjohje Publike përbëhet nga tri klasa: Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike; Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike; Ylli i Mirënjohjes Publike.

Ndërkohë që medalja për Vlerësim Profesional është e përbërë nga tre klasa: E artë; e bronztë dhe e argjendtë. Në fund, theksohet se efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Të fundit