Flash News

KRYESORE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, tre emrat e propozuar nga Kuvendi

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

Pas qeverisë, mazhoranca ka përzgjedhur tre emrat që do të propozojë Kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur juristin Artan Hoxha, ish-ministrin e Financave Arben Malaj, si dhe pedagogen e Ekonomisë Luljeta Minxhozi. Tre kandidaturat kanë marrë firmat e 28 deputetëve socialistë.

Nga ana e saj, qeveria ka propozuar emrat e Ridvan Bodes, Suela Popës dhe Edlira Luçit.

Emrat e propozuar pritet të votohen në seancën e ardhshme plenare.

Të fundit