Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik mblidhet në orën 12:00, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Politik mblidhet në orën 12:00, çfarë pritet

Këshilli Politik do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00. Ajo ishte parashikuar të mblidhej në orën 10:00, por u shty në këtë orar pas kërkesës të përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Palët kanë ngecur te mosgjetja e dakordësisë për formulën e koaliconeve parazgjedhore, shpërndarja e mandateve dhe formula e hapjes së listave 2/3 apo 100%

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri i ka lënë afat opozitës deri në mbledhjen e sotme për të depozituar draftet për çështjen e formulës së koalicioneve, por dje, sekretarit për çështje zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso deklaroi se opozita nuk do të dorëzojë asgjë sot , pasi sipas tij, këto janë ndryshime të propozuara nga mazhoranca, dhe i takon asaj t’i detajojë këto propozime.

Opozita vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e saj për t’ju drejtuar OSBE/ODIHR-it për formulën e koalicioneve, por kjo është refuzuar nga Damian Gjiknuri me arsyetimin se zvarritet procesi.

Burime nga PD-ja bëjnë me dije se në rast të refuzimit sërish nga mazhornanca, opozita do ti drejtohet e vetme ODIHR-it për ti kërkuar një opinion për çështjet që nuk kanë dakordësi në Këshillin Politik.

Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë është shprehur e gatshme të vazhdojë të mbështesë Këshillin Politik dhe të shohë detajet sesi mund të ofrojë ndihmë konkrete.

Të fundit