Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik mblidhet sërish pasdite. PS konfirmon pjesëmarrjen, përgjigjet LSI: Mbledhja e djeshme provokim

Këshilli Politik mblidhet sërish pasdite. PS konfirmon

PS ka konfirmuar mbledhjen e Këshillit Politik sot në orën 17:00. Formati i takimit sot do të jetë i njëjtë me atë të mbledhjeve të tjera.

News 24 raporton se në këtë mbledhje do të miratohet paketa e ligjeve, pra një miratim formal i dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor që miratohet sot në seancë apo që quhet dhe ndryshe tashmë ‘’marrëveshja e 5 qershorit’’.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme e Këshillit Politik u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës jashtëparlamentare, të cilët kërkuan një takim për të enjten ose të premten.

Në krahasim nga herët e tjera që ka zgjatur me orë të gjata, mbledhja zgjati vetëm 30 minuta.

Nga ana tjetër Petrit Vasili nga LSI  i është përgjigjur konfirmimit të Damian Gjiknurit nga radhët e PS mbli mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Ai shprehet se vijimi i punës në Këshill është një detyrim për qytetarët, ndërsa shton se mbledhjet si e djeshmja, ku opozita jashtëparlamentare nuk mori pjesë nuk mund të jenë pjesë e axhendës politike.

Vasili paralajmëron se çdo bllokim të njëanshëm të Këshillit Politik përgjegjësinë do e mbajë PS.

Të fundit