Flash News

KRYESORE

Këshilli Politik rinis sot punën, dy pikat e "nxehta" ku pritet të ketë përplasje

Këshilli Politik rinis sot punën, dy pikat e "nxehta" ku

Këshilli Politik i reformës zgjedhore rifillon sot punën, pas disa javësh pushim. Në mbledhjen që do të nisë në orën 18:00 pritet që të ketë një përcaktim të rendit të pikave që do duhet të diskutohen në javët e ardhshme.

Pika më e nxehtë mbeten ajo se çfarë sistemi zgjedhor do të aplikohet pas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në seancën e 30 korrikut dhe në çfarë mase do të aplikohet hapja e listave.

Dy opozitat, dhe ajo jashtëparlamentare dhe ajo parlamentare janë shprehur të prerë për hapjen 100% të tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo nuk është e mundur nëse nuk garantohen kuotat gjinore, sipas një mekanizmi të besueshëm.

Një tjetër pikë e nxehtë që pritet të diskutohet është dhe ajo e koalicioneve parazgjedhore, ku maxhoranca dhe opozita jashtëparlamentare mbajnë qëndrime të kundërta. Drejtuesit e mazhorancës janë shprehur për një mënyrë të re koalicionesh parazgjedhore, pasi siç ato kanë qenë deri më tani nuk mund të funksionojnë me listat e hapura.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare kërkon hapjen e plotë të listave dhe mosndryshim të formulës së koalicioneve. Opozita akuzon Kryeministrin se synon që të ndalojë koalicionet zgjedhore me hapjen e listave, ndërsa në mbledhje e mëparshme të Këshilit Politik ka propozuar një fletë-tip sesi mund të votohet edhe me lista të hapura, edhe pa ndryshuar koalicionet.

Duhet theksuar fakti se koha është e limituar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme, pasi me përcaktimin e 25 prillit si data e zgjedhjeve të ardhshme, nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’i punuar dhe implementuar ndryshimet.

Të fundit