Flash News

KRYESORE

Këshilli Shqiptar i Medias reagon për urdhrin e Prokurorisë: Po shkelni Kushtetutën

Këshilli Shqiptar i Medias reagon për urdhrin e Prokurorisë: Po

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar ndaj një letre të bërë publike me firmën e dy prokurorëve të Krimeve të Rënda ku kërkohet që të ndalet transmetimi apo publikimi i përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane BILD. KShM mendon se prokurorët janë në shkelje të Kushtetutës, më saktësisht të nenit 22 që e konsideron të garantuar lirinë  e shprehjes.

Deklarata e plotë:

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim ndaj një materiali fakismile që po qarkullon që dje në faqet e mediave online, ku prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda urdhërojnë mediat për “Ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.”

Pavarësisht se lajmi nuk i ka vajtur zyrtarisht akoma mediave partnere, faksimilja duket autentike.

Në rast se është kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë, specifikisht Nenit 22 që thotë:

Neni22

  1. Liria e shprehjes është e garantuar.
  2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
  3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Kjo urdhëresë përbën cënim të pikës 3., duke qenë censurë paraprake e mirëfilltë e mjeteve të komunikimit.

KSHM i kërkon Prokurorisë të distancohet publikisht nga ky akt antikushtetues censure.

Në rast se faksimilja nuk është e vërtetë, Prokuroria të marrë masa të hetojë për atë që e ka prodhuar dhe shpërndarë këtë lajm të pavërtetë.

 

Të fundit