Flash News

KRYESORE

“Këshillin Politik e krijoi PS”, Bylykbashi përgënjeshtron Ramën: Po imponon 30 korrikun

“Këshillin Politik e krijoi PS”, Bylykbashi

Përfaqësuesi i demokratëve në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka ritheksuar se PS po tenton "të imponojë rregulla", dhe se kërkesa nga Rama për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në  30 korrik është njëra prej tyre.

Referuar komenteve të Ramës se, "Këshillin Politik, prej nga u diskutuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk e ka krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE/ODIHR, por PS", Bylykbashi përgjigjet se puna e këtij Këshilli vijoi falë insistimit të opozitës.

"Ne si opozitë refuzojmë rregullat e njëanëshme. Këshilli Politik vijoi punën me insistimin tonë. PS nuk mund të provokojë me njëanëshmëri".

"Ne kërkuam që çështja të vijë në Këshill, të iki nga axhenda e parlamentit.

Çdo diskutim për reformën zgjedhore do të jetë konsensual, i përgjithshem dhe transparent", ka vijuar më tej Bylykbashi, teksa shton se nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese brenda pak ditëve në formë pazaresh ndërsa për kodin zgjedhor u diskutua për muaj të tëra.

Të fundit