Flash News

KRYESORE

Këshillohet nga ish-ministrja e Enver Hoxhës, Çuçi: Themie Thomai është eksperte e zonja

Këshillohet nga ish-ministrja e Enver Hoxhës, Çuçi:

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka mbrojtur vendimin e tij për të punësuar Themie Thomai në  Bordin e Këshillimit të Minsitrisë. Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, ai shprehu publikisht falenderimet për zonjën Thomai, duke e cilësuar si një ekspertë të nivelit të lartë.

“Zonja Thomai është ndoshta nga zonjat më të qarta ne lidhje me sektorin e bujqësisë. Është një nga ekspertet më të qarta në panel. Me vjen keq që mediat sociale merret vetëm me zonjën Themie Thomai. Te gjithë janë profesorë të nderuar. Unë i kam si bord këshillimor që të këshillohem unë si ministër. E kam ftuar dhe e falënderoj publikisht që ju përgjigj ftesës sime. Është vërtetë një nga ekspertët më të mirë të bujqësisë që ka vendi. Ky është bord këshillimor që vijnë pa pagese janë vullnetarë. Është një bord vullnetaresh përveç ndonjë tas çaj që ua ofroj unë”, sqaroi ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh pak ditë më parë se Thomai me politikat e saj në vitet 1975-1989 çoi vendin drejt kolapsit ekonomik.

Plani i mazhorancës: Me ‘opozitën e re’ miratojmë reformën zgjedhore

Të fundit