Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Këshilltarët bashkiakë të opozitës në protestë me banorët e "Astirit" dhe "Bregut të Lumit", para Bashkisë
Banorëve të “Unazës së Re” dhe “Bregut të Lumit” iu janë bashkuar edhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në protestë, përpara Bashkisë së Tiranës.
Këshilltarët bashkiakë të opozitës i kanë ofruar mbështetje protestuesve, duke thënë se nuk mund të bëhen pjesë e mbledhjeve të Këshillit pa u anuluar aferat korruptive që po bëhen në Tiranë.
"Këshilli i vërtetë bashkiak i Tiranës sot janë këta njerëz, janë njerëzit në protestë tek Unaza, tek Bregu i Lumit, në Bulevard dhe studentët, të cilët janë mashtruar në mënyrë të përsëritur nga kryetari i Bashkisë", shprehet Kreshnik Çollaku.