Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit, letër Ramës e Metës: Të lirohen 4 kuksianët që mbahen në burg

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë kërkuar lirimin e 4 kuksianëve të cilët mbahen ende në burg, pas protestës për taksën e Rrugës së Kombit, ku sulmuan kabinën dhe sportelet ku bëhej pagesa e tarifës.

Ata i janë drejtuar presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama me anë të një letre, ku kërkojnë lirimin e 4 kuksianëve, si edhe ndërprerjen e procedimit penal për personat e tjerë.

Ndërkohë në letrën e drejtuar Ramës këshilltarët kanë kërkuar që të anulohet tarifa për Rrugën e Kombit, për të cilën kuksianët dolën në protestë.

Kujtojmë se Gjykata e Kukësit liroi 12 prej të arrestuarve, ndërsa disa javë më vonë, Gjykata e Apelit në Shkodër, la në burg 4 prej tyre.

Të fundit